Një aksident ka ndodhur në lagjen nr.15 të qytetit të Korçës, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Mjetet e përfshira në aksident rezulton të jenë njëra “Ford” dhe tjetra tip “Audi”.
Në bordin e makinës tip 'Ford' kanë qenë edhe tre fëmijë, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime, megjithëse janë tronditur psikologjikisht. Nga automjetet e përfshira në aksident ka patur vetëm dëme materiale.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shkelja e rregullave të qarkullimit dhe mosrespektimi i sinjalistikës.
Komento