Një aksident i rëndë, me pasojë plagosjen e rëndë të një personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka ndodhur rreth orës 00:15 të natës së kaluar rreth 50 metra në dalje të tunelit të Krrabës.

Mësohet se një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga dhe pasi ka shkatërruar mbrojtëset e rrugës është rrokullisur 15-20 metra dhe ka përfunduar në greminë i përmbysur.

Sipas policisë dyshohet se drejtuesi i mjetit duhet të ketë pasur vështirësi në manovrim në një kthesë që fillon pasi daljes nga tuneli, duke u favorizuar edhe nga moti i keq. 

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com