Zakonet e përditshme që mund të dëmtojnë venat

Zakonet e përditshme që mund të dëmtojnë venat

Foto ilustruese

Venat e fryra mund të shfaqen pothuajse te çdo njeri, dhe ndonëse nuk janë të rrezikshme, nuk janë edhe aq estetike. Megjithëse nuk mund të parandalohen, ka disa zakone të jetës së përditshme që mund të shkaktojnë fryrje të venave.

Bëni vrap
Aktiviteti mund të ndihmojë për të parandaluar zhvillimin e venave me variçe, por disa ushtrime mund të çojnë në këtë gjendje me kalimin e kohës. Ndërsa vraponi, vëllimi i shtuar i gjakut mund të dëmtojë venat dhe mund ta bëjë më të vështirë qarkullimin e gjakut në këmbë.

Konsumimi i tepërt i sheqerit
Konsumimi i sheqeri bën që presioni i gjakut të rritet, gjë që mund të dëmtojë dhe dobësojë venat. Gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion në enët e gjakut, duke e bërë më të vështirë pompimin siç duhet të gjakut, për pasojë mund të shkaktojë zgjerimin dhe fryrjen e venave.

Veshjet e ngushta
Rrobat e ngushta mund të duken mirë, por gjithashtu kufizojnë qarkullimin e gjakut dhe e bëjnë më të vështirë qarkullimin e gjakut. Në vend që të vishni xhinse të ngushta, zgjidhni veshje më të gjëra dhe të rehatshme.

Flini me shpinë
Edhe pse ky pozicion i gjumit mund të parandalojë krijimin e rrudhave, ai nuk është i mirë nëse vuani nga venat me variçe. Është më mirë të flini në anën tuaj të majtë, sepse ky pozicion heq presionin nga vena më e madhe e trupit, e cila ndodhet në anën e djathtë. Kjo do të ndihmojë në rritjen e qarkullimit të gjakut dhe parandalimin e grumbullimit të tij në vena.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025