KRUJE-Një aksident me pasojë vdekjen e një 14-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bilaj.

Rreth orës 21:40, të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Bubq - Fushë Krujë, në fshatin Bilaj është aksidentuar nga një motor shtetasi këmbësor me iniciale K.V. 14 vjeç.
 
Sipas policisë, Pashuk Paluka 66 vjeç, banues në Bubq, ka qënë duke drejtuar motoçikletën që ka përplasur për vdekje 14 vjeçarin.
 
Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është shoqëruar në komisariatin e Fushkrujës, për sqarimin e plotë të ngjarjes. 

aksident kruje motorri

Er.K, dy.b/shqiptarja.com