Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Mazhe të Krujës.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë një grua, e cila është transportuar te Spitali i Traumës në Tiranë, ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar dëmtime më të lehta.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe menaxhimin e qarkullimit.