KURBIN- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kurbin, ku një automjet ka përplasur një motor dhe si pasojë ka humbur jetën një 65 vjeçar.

Sipas informacioneve, shoferi i automjetit me iniciale E. Gj., ka përplasur për vdekje  65 vjeçarin Pashk Perloka.

Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.