Aksident në Levan, makina përplaset me një motor, plagoset 23-vjeçari (VIDEO)

Një 23-vjeçar i cili po udhëtonte me motor është aksidentuar nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 22:00, në aksin rrugor Fier - Vlorë, në fshatin Levan.

Sipas policisë, në aksident është përfshirë motori që drejtohej nga shtetasi me iniciale V.B dhe automjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin M.T.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi M. T dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Kujtojmë se ky aks rrugor sot ka qenë i ngarkuar për shkak të trafikut të rënduar të shkaktuar nga makinat të cilat ktheheshin nga plazhi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 14/06/2020 23:22

    Si te mos ndodhin aksidente me gjithe ate ngarkese trafiku..??!’ Policia rrugaçore nuk ishte gjekundi as ne Vlore dhe as ne Fier... kjo polici e mbushur me lopcare qe dalin rrugeve kur sduhet per te vjedhur shoferet... shto ketu dhe maskarIn kryeminister qe mbyll rrugen e re ne kohe sezoni turistik bashke me ate plehren mbesen e Beqir Ballukut .., se prape Shqiperia ne duart e bijve dhe nipervr te byrose ka mbetur.,!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb