Aksident në Lezhë, 'Benz'-i përplaset me kamionin, një i plagosur! Dërgohet me urgjencë në spital

Një person ka mbetur i plagosu ditën e sotme në Lezhë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në pranë kryqëzimit të Shënkollit, në afërsi të një biznesi, ku një automjet tip "Benz" është përplasur me një kamion të ngarkuar me materiale ndërtimi.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i 'Benz', identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ai është transportuar në spitalin e Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ndërprerja e rrugës nga kamioni, por policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makiwa71: 12/11/2021 22:04

    Po ku dreqin e kanë mendjen , dhe sytë këta njerëz? Nuk arrij t'a kuptoj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu