LEZHË- Gjatë orëve të para të mbrëmjes së ditës së sotme ka ndodhur një aksident në hyrje të qytetit të Lezhës, ku janë përfshirë dy automjete dhe një motor.
Për pasojë janë lënduar tre persona, burrë e grua që udhëtonin me motor dhe një këmbësore që po kalonte rastësisht në trotuarin e ndodhur aty pranë. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës ku gruaja mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën. Makina e bardhë tip "Benz" ka përfunduar në trotuar duke u dëmtuar në pjesën e përparme.
Pamjet e aksidentit të sjella nga Report Tv tregojnë motorin e përmbysur bashkë me çantën dhe shapkat e gruas që ishte duke udhëtuar bashkë me bashkëshortin e saj. Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar përgjatë superstradës e në hyrje të qytetit dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar gjendjen. Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit që shkaktoi tre të lënduar, ku gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.
Kujtojmë se gjatë mesditës së sotme, një aksident tjetër ka ndodhur, ku janë përfshirë dy makina e një motorrr, ku tre persona mbetën të plagosur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5f06140a461fbSequence 01.00_00_08_13.Still015.jpg)
Pamje nga aksidenti
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5f061417db09cSequence 01.00_00_15_10.Still016.jpg)
Pamje nga vendngjarja, motori i përmbysur
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arratisja nga burgu i Shënkollit, i dënuari kapërceu murin 4 metra me llamarinë! Report Tv në banesën e tij në Tiranë, nëna: S’e di ku është! Kontrolle në xhami
5 Shkurt, 11:59
-
Arratisja e të dënuarit për dhunë në familje nga burgu i Shënkollit, 3 punonjës në pranga! Ja zonat ku po kërkohet 49-vjeçari (EMRAT)
5 Shkurt, 07:09
-
Aksident në Fushë-Bulqizë, makinat përplasen ‘kokë më kokë’
4 Shkurt, 17:49
-
Gramsh/ Aksidenti në aksin Cërrik-Gramsh, humbi jetën 1 person, policia arreston 2 shoferët
4 Shkurt, 15:43
-
Lezhë/ I dënuari për dhunë në familje arratiset nga burgu i Shënkollit! Paraqet rrezikshmëri shoqërore, shpërblim 10 000 euro kush ka informacion(EMRI+ FOTO)
4 Shkurt, 08:07
-
Politico: Si u hodh në erë plani i Melonit për emigrantët në Shqipëri
3 Shkurt, 14:35
-
FOTO: Aksident i frikshëm në Ersekë, 'Benzi' ngel varur në barrierat anësore në rrugën e re
3 Shkurt, 12:34
-
Aksident në Lezhë, automjeti i pastrimit humb kontrollin dhe përmbyset në rrugë, plagoset shoferi
3 Shkurt, 10:16
-
Aksident në aksin Përmet-Këlcyrë! Makina del nga rruga dhe përfundon në fushë, shoferi transportohet në spital
2 Shkurt, 21:28
-
Aksident në superstradën Lezhë-Laç, 3 të plagosur, mes tyre nënë e bijë! Dërgohen në spital
2 Shkurt, 18:20
-
Pogradec, automjeti me targa greke përplas të moshuarin që shpërndante qumësht
2 Shkurt, 14:14
-
Greqi/ Makina përplaset me pemën, ndërron jetë 30-vjeçari shqiptar
2 Shkurt, 13:51
Eshte aksidenti i dyte i rende per sot ne lezhe ku perfshihen dy mjete dhe nje motorr. Ku po shkoni o njerez se po merrni familje ne qafe.duhet me i ba rregullat me te forta e me i plas mrena per tentative vrasje kto
Përgjigju