SHKODER- Një aksident i ndodhur në aksin Lezhë - Shkodër mëngjesin e sotëm i mori jetën 51 vjeçares Suzana Muleshka, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë i biri Elidon Muleshka.
Aksidenti u shënua rreth orës 08: 30 minuta. Dy automjete tip Mercedes Benz, u përplasën me njëri-tjetrit. Nënë e bir të cilët udhëtonin në një prej këtyre makinave u plagosën rëndë, ndërsa nuk ka pasur të lënduar në automjetin tjetër. 51 vjeçarja nga Shkodra Suzana Muleshka u dërgua në spital në gjendje të rëndë, dhe pak minuta më vonë u njoftua për vdekjen e saj.
Nisin hetimet për të zbadhur shkaqet e aksidentit. Mendohet se një prej tyre mund të jetë dhe ngricat.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com