LEZHË - Drejtuesi i një motoçikletë ka mbetur i plagosur rëndë, pasi në tentativë për të shmangur përplasjen me një kafshë (lopë) që i preu rrugën.

Ai humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua. Aksidenti ndodhi në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.

Drejtuesi i motoçikletës ka marrë dëmtime në disa pjesë të trupit dhe është nisur me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.