Një person ka mbetur i vdekur sot në Librazhd si pasojë e një aksidenti në vendin e quajtur 'Kthesa e Murashit'.
 
Sipas njoftimit të policisë një makinë tip 'Peugeot' me targa AA 261 JY doli nga rruga nga shpejtësia te 'Kthesa e Murashit'.
 
Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit me inicialet A.B. së bashku me bashkëshorten e tij 38 vjeçe Miranda Bajraktari kanë dalë nga makina për të kontrolluar nëse makina ka pësuar dëmtime, por në këtë moment janë goditur nga një tjetër makinë.
 
Si pasojë e përplasjes nga një minibus me targa A A 986 I F ka mbetur e vdekur gruaja e drejtuesit të 'Peugeot' 38-vjeçe, Miranda Bajraktari.
 
Drejtuesi i mjetit minibus 40 vjeçari me inicialet R.S.  banues në Korçë është shoqëruar në Komisariat, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

aksident ne librazhd
aksident ne librazhd
aksident ne librazhd
aksident ne librazhd
 Foto të tjera..


d.b/shqiptarja.com