LIBRAZHD-Një fëmijë 4-vjeç është plagosur pas një aksidenti pasditen e sotme. Aksidenti ka ndodhur te fusha e sportit të qytetit, kur një mjet tip Opel me targa AA 357 GZ, me drejtues 23-vjeçarin me iniciale D.B. ka përplasur 4-vjeçarin D.O.

I plagosuri është dërguar me shpejtësi në spital, ndërsa ndodhet në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.