Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Llogara, ku dy automjete janë përplasur.
Për pasojë, 2 persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital.
Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:45, ku një “Audi” me drejtues A.V., 27 vjeç është përplasur me një “Mitsubishi”.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Pasagjeri dhe shoferi i Mitsubishi-t janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Për shkak të aksidentit është paralizuar trafiku në këtë segment rrugor mjaft të frekuentuar nga pushues që zgjedhin për pushime bregdetin e jugut.
Komento
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)