Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare të Vlorës.

Një makinë është përplasur me një motor, ndërsa raportohet për të lënduar.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës ndërsa ai i motorit është në spital.

Ende nuk ka detaje të tjera se si ka ndodhur aksidenti.