LUSHNJE - Një aksident me pasojë vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në fshatin Karbunarë të Lushnjes.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, një makinë ka përplasur dy motoçikleta me 4 persona. Menjëherë pas aksidentit shoferi i makinës me targa AA 310 El i cili shkaktoi përplasjen me pasojë vdekjen e 2 shtetasve, është larguar, ndërsa njoftohet se policia është vënë në kërkim të tij.

Viktimat e këtij aksidenti janë shtetasit Tomorr Nezha dhe Fatmir Daja të cilët udhëtonin me motoçikletë.

Policia e mbërritur në vendngjarje pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit.

(Gre.M/Shqiptarja.com)