LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnje-Rrogozhinë në afërsi të fshatit Zhamë.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjes.

I plagosuri është identifikuar si Shkëlqim Xhija, 31 vjeç nga Cerriku.

Ndërkohë policia ka nisur punën për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.