Tre vajza janë plagosur nga një aksident që ndodhi paraditen e sotme në Fushë Mamurras në autostradën Fushë Krujë- Milot. Një makinë tip ‘Renault’ me targa AA 970 KU, që drejtohej nga një femër, ndërsa pasagjere kishte edhe dy vajza të tjera humbi kontrollin duke përfunduar në kanal nga shpejtësia.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes dhe makinës që ka përfunduar jashtë rruge në kanal nga shpejtësia e madhe me të cilën po lëvizte. Makina drejtohej nga Blerta Sadria 25-vjeç, që po kthehej bashkë me dy shoqet e saj nga Tirana, ndërsa në momentin që tenoi që të devijonte për të dalë nga rruga kryesore makina ka përfunduar në kanal nga shpejtësia.

Tre të plagosurat janë transportuar në spitalin Ushtarak në Tiranë, ndërsa njëra, drejtuesja e makinës Blerta Sadria ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas gazetarit të Report Tv, 25-vjeçarja ka disa plagë në kokë nga aksidenti.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa paraprakisht është pikërisht shpejtësia shkak për aksidentin, ndërsa rruga nuk ka sinjalistikë. Në muajt e fundit në Shqipëri janë shënuar shumë aksidente, ndërsa numri i viktimave sipas një raporti të publikuar pak kohë me pare nga INSTAT ka kaluar mbi 120.

Makina e aksidentuar