BULQIZE - Një punëtor kinez humbi jetën gjatë punës në minierën e Bulqizës, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.  Sipas kompanisë kineze që administron nivelin 9 të kësaj miniere, aksidenti ndodhi në orën 13:50  gjatë procesit të punës për hapjen e 'pusit të thellësisë'.

Viktima He Chuan dhe i plagosuri Du Dabing janë shtetas kinezë. I plagosuri sipas kompanisë është transportuar me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmën dhe trajtimin e specializuar.

He Chuan dhe Du Dabing kanë qenë duke punuar në shpimin vertikal të pusit ku edhe do vendoset ashensori në nivelin e 5-të. 
 
Specialistët po bëjnë vlerësimin e aksidentit për të kuptuar më shumë rreth shkaqeve të aksidentit që përfshiu dy prej punonjësve të kompanisë Xi-an Xingang Energy Engineering Technology Co. Ltd. dhe Wenzhou Mining Co Ltd”.

i plagosuri me logo