U asfiksuan nga gazrat, vdes minatori në Bulqizë, plagoset një tjetër (EMRAT)

U asfiksuan nga gazrat, vdes minatori në Bulqizë, plagoset një tjetër (EMRAT)

Një tjetër aksident me pasoja të rënda u shënua këtë të mërkurë në Bulqizë. Ngjarja ndodhi në një galeri miniere në fshatin Tërnovë të Njësisë Administrative Zerqan. Një minator humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur në thellësi të nëntokës.

Burime nga vendi i ngjarjes thanë se minatorët Fadil Stojku e Lejtim Ramçi janë futur në galeri pas shpërthimit të dinamitit në frontin e punës. Pikërisht në këtë moment ata mësohet se janë asfiksuar nga gazrat e lëshuara pas shpërthimit. Për pasojë ka humbur jetën në vend 56 vjeçari Fadil Stojku dhe ka mbetur i plagosur Lejtim Ramçi 47 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit të rëndë. Me gjithë aksidentet e rënda të ndodhura në galeritë e Bulqizës, ende nuk ka asnjë person të jetë ndëshkuar nga drejtësia si përgjegjës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?