POGRADEC- Një aksident ka ndodhur pranë fshatit Buçimas gjatë mbrëmjes së djeshme.

Dy mjete janë përplasur fort me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Njëri prej drejtuesve të mjeteve ka qenë i dehur dhe ka ikur në këmbë nga vendngjarja. Si pasojë e përplasjes nuk ka të lënduar.

Policia ka mbërriti në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit,

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe fakti që  njëri prej drejtuesve ka qenë nën efektin e alkoolit.