Një aksident u regjistrua pasditen e sotme (26 shtator) në fshatin Gështenjas në Pogradec.

Një mjet mësohet se ka përplasur një këmbesore teksa ajo ka qenë duke kaluar rrugën.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

E dëmtuara është transportuar me autoambulancë në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën.