Një aksident mes dy makinave është regjistruar në Pogradec. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e qytetit. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Një nga automjetet e përfshira në aksident, përfundoi jashtë rrugës, siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Komento