POGRADEC- Një 42-vjeçar, Egli Proga ka ndërruar jetë aksidentalisht në Pogradec, pasi në gjendje të dehur është rrëzuar në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Agjencia në lagjen numër 2 të Pogradecit. 42-vjeçari fillimisht është dërguar në spital, por nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ngjarja mbetet ende e paqartë se si një 42- vjeçar është rrëzuar dhe ka rënë përtoke duke gjetur vdekjen. Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare.