Aksident në Poliçan, makina humbet kontrollin dhe përfundon në lumë, çifti shpëton për mrekulli (VIDEO)

Një çift ka shpëtuar për mrekulli mbrëmjen e djeshme, pasi makina ku po udhëtonin humbi kontrollin duke dalë nga rruga, ndërsa përfundoi në lumë.

Mjeti ishte duke udhëtuar nga Poliçani në drejtim të Skraparit. Makina ka rënë në lumë te vendi i quajtur Shkëmbi i Kopaçit rreth orës 19:00 të mbrëmjes së djeshme. Report Tv siguron pamjet e aksidentit.

Burrë e grua që ishin duke udhëtuar në makinë fatmirësisht kanë dalë me shpejtësi dhe janë transportuar në spitalin e Skraparit. Sipas informacioneve nga spitali çifti ka plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Makina që përfundoi në lumë nga aksidenti në Polican 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)