VIDEO/ Makina del nga rruga te kthesa e Krastës në Bulqizë, plagosen 4 persona! Ishin nisur për festë

Një aksident me katër të plagosur është regjistruar këtë të enjte në vendin e quajtur kthesa e Krastës në Bulqizë.

Shoferi i automjetit tip “Jeep”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës duke dalë nga rruga. Për pasojë janë lënduar personat që ishin në këtë automjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Të lënduarit Avni Tançi, 58 vjeç, Pellumb Shehu, 73 vjeç, Arjan Gjoka, 49 vjeç dhe Sabri Kurti, 62 vjeç, po udhëtonin për në festë në Xixell të Martaneshit. Në vendgjarje ka shkuar policia dhe ambulanca të cilët i kanë transportuar katër përsonat të cilët po marrin ndihmë mjekësore.

"Në vendin e quajtur kthesa e Krastës, shtetasi S.Ç., duke drejtuar automjetin tip "Jeep", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë lënduar shtetasit që ishin në këtë automjet, konkretisht  A.T., 58 vjeç,  P.Sh., 73 vjeç, A.Gj., 49 vjeç dhe S.K.,  62 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Shpesh herë në këtë aks rrugor ka patur aksidente deri me pasoja për jetën! Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën