Një aksident i cili mund të kthehej në tragjedi, është regjistruar rreth orës 14:45 në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat ditën e sotme. Drejtuesi i mjetit tip 'Benz', 51 vjeç banues në Tepelenë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.
Për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.