Aksident në rrugën e Kombit, dy të vdekur, tre të plagosur (EMRAT+ VIDEO)

LEZHË- Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Fang të Rubikut. 

Si pasojë e aksidentit dy persona të identifikuar si Jak Syla, 63 vjeç dhe Myftar Kovaçi, 52 vjeç kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Burime për Report Tv, njëra prej makinave tip Volkswagen Sharon po shkonte nga Puka në Tiranë dhe me vete kishte edhe dru zjarri, ndërsa Mercedezi po shkonte për në Kukës.

Dy prej të plagosurve, N.K. dhe F.K.ndodhen në gjendje të rëndë dhe u transportuan në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, ndërsa L.D. u transportua po në spitalin e Traumës në Tiranë por me ambulancë. 

Ndërsa në vendngjarja kanë mbërritur efektivët e policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga hetimet paraprake dyshojnë se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Njoftimi i plotë:

Mirditë

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në autostradën Milot - Rrëshen, në vendin e quajtur Fang, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti tip Volkswagen me targë AA943NP me drejtues shtetasin J.S. 63 vjeç, banues në Fushë Arrëz dhe mjeti tip Benz me targë AA182TY me drejtues shtetasin M.K. 52 vjeç, banues në Has.

Për pasojë kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve, si dhe janë plagosur 3 shtetase ( pasagjere te mjeti Benz), N.K. dhe F.K. po transportohen në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, ndërsa shtetasia L.D. po transportohet për në spitalin e Traumës në Tiranë me ambulancë. Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 02/11/2018 17:26

    Po a e mori kastrsti pse nuk e mirmba tani me e nda me dy korsi cesht tani ta bej pra do mledhi lek per 30 vjet aty gjakpirsat

    Përgjigju
  • Edi: 02/11/2018 17:06

    Parakalim i gabuar! Mori ne qafe njerez,si mund Te cilesohet parakalim i gabuar,dhe jo vrasje me dashje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë