Një aksident ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në Rrugën e Kombit, aksi Rrubik - Rrëshen, ku janë përplasur 3 automjete, mjeti tip “Volkswagen” me targë KS 01-994 IG me drejtues F.S., mjeti tip “Opel” me targë KS 03-272 FI me drejtues F.N. dhe mjeti tip Benz me targë AA 254 OH me drejtues F.L.
Për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip “Volkswagen”, si dhe një nga pasagjerët e mjetit “Opel”, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.
Gjithashtu, të lënduar kanë mbetur edhe 3 pasagjerë në mjetin tip “Opel” ( ndër ata 2 fëmijë), të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit për ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Që të marësh patentë në BE, përveç që të del mytha vendit nga teoria dhe të nxjerrin ujë të zi në praktikë, dhe përveç tarifës së shkollës nga 2000 euro e sipër, duhet që i interesuari të bëjë vizita tek një grup mjekësh. Po nuk të kaluan mjekët, i ha mu.in patentës. Në Shqipëri shoferët kanë probleme seriozë me shenjat e pikësimit, lere pastaj mënyra e sjelljes, e të folurit dhe të vepruarit.
Përgjigju