Tre persona janë plagosur mes të cilëve dhe një fëmijë, pas përplasjes së dy automjeteve në Rrugën e Kombit. Aksidenti ndodhi rreth mesnatës në segmentin Milot-Rrëshen në afërsi të fshatit Fan, cili ndodhet 5 kilometra larg Rubikut.
Dy automjete njëri tip ‘Mitsubishi’ me targa AA992 HA dhe tjetri tip ‘Benz’ me targa AA187NI janë përplasur me njëri-tjetrin. Një grua dhe një fëmijë që ishin në mjetin tip ‘Benz’ AA187NI ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë transportuar për në spital.
Në mjetin tjetër tip ‘Mitsubishi’ drejtuesja e mjetit ka pësuar dëmtime serioze ndërsa udhëtaret e tjerë kanë dëmtime të lehta. Nga veprimet paraprake mësohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i mjetit tip ‘Benz’.