Aksident në rrugën e Kombit, 3 të lënduar! Autoboti i naftës përplas makinën, shkak dyshohet lagështia në rrugë

Dy mjete me targa të Kosovës janë përplasur mesditën e kësaj të mërkure në rrugën e Kombit, rreth 500 metra larg doganës së Morinës.

Një autobot nafte me targa KS509XB që transportonte naftë drejt Kosovës dhe automjeti tip 'Volkswagen' me targa 01737QJ janë përplasur në aksin Kukës-Morinë. Të dy mjetet kanë humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen, ndërsa autoboti ka devijuar dhe ka dalë nga rruga rreth 100 metra larg vendit të aksidentit. Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar, ndërsa nëna dhe motra që ishin pasagjere kanë marrë dëmtime të lehta. Ato janë dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

I lënduar ka mbetur edhe drejtuesi i autobotit, i cili ka goditur mjetin. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht mendohet që aksidenti të jetë shkaktuar nga prania e lagështisë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut por edhe manovrat e gabuara të autoveturës gjatë parakalimit të autobotit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Shefi i Krimeve në Spanjë ishte 'blerë' nga shqiptarët në Dubai, Policia spanjolle kërkon 'thasët' me para

Shefi i Krimeve në Spanjë ishte 'blerë' nga shqiptarët në Dubai, Policia spanjolle kërkon 'thasët' me para