Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në rrugën e Plazhit të Vjetër.

Sipas informacioneve, një makinë e tipit ‘Ford’ ka përplasur një motomjet i cili shpërndante pica.

Si rrjedhojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.