FIER- Çmimet e larta kanë reduktuar ndjeshëm fuqinë blerëse në tregun e fruta-perimeve në Fier. Nga vëzhgimi i sotëm, shihet se shumë tregtarë kanë mbyllur aktivitetin e tyre. Më parë ketu punonin rreth 75 tregtarë, ndërsa sot ka mbetur vetëm gjysma.
“Nuk ka më blerës si më parë. Edhe ne jemi të detyruar të mbyllim aktivitetin,” thonë ata, duke shtuar se në treg kanë mbetur kryesisht të moshuar, ndërsa të rinjtë janë larguar”.
Qytetarët ankohen se çmimet e frutave dhe perimeve janë të papërballueshme. Kastravecat, domatet, specat e patëllxhanët janë dyfishuar krahasuar me periudhën para krizës.
“Dy kokrra mollë 100 lekë, domatja 300 lekë. Pa ndihmën e fëmijëve, futemi dhe dalim bosh,” thotë një pensioniste.
“Na shkon mendja të blejmë diçka, por kur shohim çmimet, detyrohemi të heqim dorë", tha nje tjetër.
Aktualisht në tregun e Fierit, një kg domate varion nga 230-350 lek për kg, specat: 280–350 lek/ kg, ndërsa kastravecat: 170–200 lek/kg.
Komente









