Një aksident ka ndodhur në rrugën e Shëngjinit, pranë lagjes Xhenjo.

Një makinë ka përplasur një motor e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit Gjergj Gjoni nga Balldreni.

I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë ndërprerja e rrugës nga motori.

Policia ndodhet në vendin e aksidentit për të zbardhur rrethanat e plota.