Aksident në rrugën Elbasan-Librazhd, përplasen 2 makina! Plagosen shoferët dhe 2 pasagjerët

Aksident në rrugën Elbasan-Librazhd, përplasen 2 makina! Plagosen shoferët dhe 2 pasagjerët

Foto ilustruese

ELBASAN- Një aksident ku janë përplasur 2 makina ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor ‘Elbasan Librazhd’.

Si pasojë janë plagosur drejtuesit e automjeteve të identifikuar si K.R 36 vjeç, O.L, 33 vjeç, si dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në makinat e përfshira në aksident.

Të dëmtuarit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë

Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë