Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Elbasan-Peqin, ku si pasojë një grua ka mbetur e plagosur.
Sipas informacioneve të para mësohet se gruaja, e cila po drejtonte makinën ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore, duke dalë nga rruga.
Siç duket edhe nga pamjet, përplasja ka qenë e fortë, ndërsa gruaja edhe pas aksidentit ka mbetur brenda në makinë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Foto nga aksidenti, me rreth të kuq shoferja e automjetit
Foto nga aksidenti
/Shqiptarja.com
Komento
Komente


Vazhdoni me patenta te BLEME
Përgjigju