Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë në rrugën Dishniçë-Çiflig. Një makinë ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e 15 vjeçarit Rei Sherifi. Ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tij, Kevi Sherifi

Të dy vëllezërit pas aksidentit janë transportuar për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore por i mituri nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të rënda të marra.

15 vjeçari Rei ishte pasagjer në automjetin tip 'BMW' që drejtohej nga vëllai i tij, Kevi Sherifi, 21 vjeç. 

Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për shkaqet e aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Makina doli nga rruga, ndërron jetë 15 vjeçari në Korçë që udhëtonte së bashku me vëllain e tij

1682076295_finalprojekt.00002219.Still034.jpg

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital, 15 vjeçari në Korçë i cili mbeti i plagosur rëndë pas aksidentit të ndodhur në rrugën Korçë-Pogradec ku po udhëtonte së bashku me vëllain e tij i cili aktualisht pio merr ndihmën mjekësore.