Dy makina janë përplasur kokë më kokë në aksin Maqellarë-Peshkopi, në vendin e quajtur karburanti i Trepçës. Si pasojë e përplasjes së fortë janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeret, përkatësisht bashkëshortet e tyre të cilët janë dërguar në spitalin e Peshkopisë.

Kapllan Lika dhe e shoqja, Vere Lika, 68 dhe 66 vjeç, që udhëtonin me mjetin tip ‘Opel’ po transportohen me helikopter drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar, ndërsa drejtuesi i mjetit tip ‘Ford’, Novruz Jashari dhe bashkëshortja e tij, Hane Jashari, 57 dhe 55 vjeç, po marrin mjekim në spitalin Rajonal të Dibrës.

Policia është në vendngjarje dhe po kryen veprimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.