Një aksident është regjistruar në rrugën Transballkanike në Vlorë, por fatmirësisht nuk kanë mbetur persona të lënduar. Bëhet me dije se në aksident janë regjistruar 4 automjete, ndërsa ka vetëm dëme materiale.
Nuk dihen ende arsyet e këtij aksidenti. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Komento