Aksident në Vlorë, makina batohet në rrugë/ Humb jetën një person, zjarrfikësja nxjerr trupin e pajetë (VIDEO)

VLORË- Një aksident ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Panaja–Vlorë, pranë vendit të quajtur  “Shamogjin”, ku një automjet i markës Hundai ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve, makina me targë AA 741 SV ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën shoferi 55 vjeçar me iniciale F. H., banues në fshatin Mifol të Vlorës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

D.P./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Klubet paralajmërojnë protesta! A jeni dakord me vendimin e Ligës së Futbollit për të përshkallëzuar bojkotin?

Komento

Komente

  • Gjfjjrjr: 14/09/2020 20:39

    Presim te na tregoni foto te viktimes. Shume jeni vonuar.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Bregu për vrasjen e Hajdarit: Ka mungesë dëshmish shkencore (VIDEO)