Aksident në Sarandë, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, dy të plagosur (VIDEO)

SARANDË- Një aksident është regjistruar në Sarandë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një pemë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës nr.4 të qytetit, pranë një kryqëzimi. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer. Të dy janë dërguar në spitalin rajonal të Sarandës për të marrë mjekim mjekësor. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes.  

Mësohet se ka edhe mjete të tjera të dëmtuara, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e saj.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City

Guardiola kërkon Donnarumman te Manchester City