/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Arrestohet në flagrancë shtetasi Demir  Bala, vjeç 23, banues në Shkodër, pasi në ora 23.17 të mbrëmjes së djeshme, në segmentin rrugor Xhabije -  rrethrrotullimi i Urës së Bunës, pikërisht në vendin tek restorant "Freskia",  duke drejtuar autoveturën tip Benz me targe AA 624 BF, është përplasur me mjetin tip Benz veture me targa AA 553 JP,  drejtuar nga shtetesja  A. Sh.,  vjeç 45, banuese në Shkoder. Kjo shtetase pasi ka marrë mjekimin e duhur  është larguar më pas nga Spitali Rajonal i Shkodrës së bashku me pasagjerët e saj,  shtetasit  Z. B., e F.  B.

Nderkohe, është  dëmtuar drejtuesi i mjetit me targa AA 624 BF, shtetasi Demir Bala, i cili ndodhet pranë Spitalit Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.