Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 2 të rinjve është shënuar në orët e para të së Premtes në Shkodër.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Bardhajve- Golem rreth orës 05-30 minuta, ndërsa kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit Besnik Fikaj 28 vjeç dhe pasagjeri Dashamir Xhaferri 21 vjeç.
Sipas banorëve të zonës, 2 të rinjtë po ktheheshin në banesë me autoveturën tip BMW me targë AA 888 MU por në një moment drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe fillimisht ka dalë nga rruga pas disa rrotullimeve dhe më pas është përplasur me murin e një banese.
Për pasojë 2 të rinjtë kanë humbur jetën menjëherë.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë dhe kanë tentuar tu vijnë në ndihmë dy të rinjve por përpjekja e tyre ka qenë e kotë pasi Fikaj dhe Xhaferri kanë ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë rrugore si dhe grupi hetimor.
Burime nga blutë e Shkodrës bëjnë të ditur se shkak i aksidentit të rëndë dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara që ka sjellë humbjen e kontrollit të mjetit i cili ka qenë fatal për dy të rinjtë.
Mësohet se njëri nga viktimat, Besnik Fikaj kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia ku jetonte prej disa vitesh si emigrant.

( Vendi ku makina doli nga rruga )

( Ambulanca dhe ekspertët e policisë në vendin ku ndodhi aksidenti )

( Ekspertët e policisë në vendin ku ndodhi aksidenti )

( Makina e aksidentuar që ka dalë jashtë rrugë )

( Eksperti i policisë pranë makinës së aksidentuar )
Fotogaleria për foto të tjera
/Shqiptarja.com

VIDEO