Pesë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Stamboll të Turqisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në anën evropiane të qytetit, kur një minibus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një zonë të pabanuar, për shkak të reshjeve të dendura.
Në vendin e aksidentit kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe shërbimit mjekësor, ndërsa të plagosurit janë transportuar drejt spitaleve më të afërta. Sipas autoriteteve, dy prej të lënduarve ndodhen në gjendje kritike.
Hetimet për shkaqet e plota të aksidentit vijojnë.
Komente










