Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Fushë Krujë-Milot.

Një makinë tip “Benz” e cila drejtohej nga Andi Krrakulli është përplasur me një autoveture tip “Opel” që drejtohej nga Fasli Shalla.

Për pasojë është plagosur rëndë shoferi i “Opelit” i cili është dërguar te Trauma dhe po ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për të zbardhjen e plotë të saj.