Një i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në aksin Thumanë-Fushë Krujë.
Furgoni përplaset me BMW
Në aksident janë përfshirë një mjet furgon mallrash, me drejtues Z. T, 38 vjeç dhe automjeti tip BMW me drejtues V.M. 41 vjeç, banues në Maqedoni.
Për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Traumës, drejtuesi i furgonit, Z.T.
Të plagosur nga ky aksident kanë mbetur dhe E.D. 34 vjeç, banues në Kukës, pasagjer në mjetin tip furgon, V. M. 12 vjeç, B. M. 9 vjeç (fëmijët e drejtuesit të mjetit tip BMW) dhe F. M. 63 vjeçe, (e ëma e drejtuesit të mjetit tip BMW) banues në Maqedoni, pasagjerë në mjetin tip BMW të cilët ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
[gallery]23375[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO