Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në autostradën Thumanë–Fushë-Krujë, në afërsi të Luzit. Paulin Filopati një emër i njohur i artit dhe traditës folklorike nga Mirdita, i cili po kalonte rrugën, është goditur nga një automjet tip ‘Mercedes’, që drejtohej nga Floxhen Bardhi.

Si pasojë, 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Për mrekulli ka shpëtuar e shoqja, e cila ndodhej vetëm një hap larg tij. Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë kalimi i pakujdesshëm i rrugës nga këmbësori, si dhe shpejtësia e madhe e automjetit që po drejtonte Bardhi.

Filopati ishte pjesë e Grupit të Burrave të Ansamblit Mirdita “Mjeshtër i Madh”, si dhe artist i Grupit Kthella. Ai ishte gjithashtu njëri prej tre vëllezërve Filopati, së bashku me Gjovalinin dhe Pashkun, të njohur për kontributin e tyre në muzikën dhe traditën popullore.

"Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Fushë-Krujë–Thumanë”, automjeti me drejtues shtetasin F. B., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin P. F., rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Lajmi kryesor:

Tre aksidente të rënda në rrugën e Arbrit dhe Fushë-Krujë! 3 viktima dhe pesë të plagosur