Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka falënderuar kryesocialistin Edi Rama, për besimin e dhënë për drejtimin e Partisë Socialiste në Bashkinë Tiranë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Demo shkruan se sëbashku me Albana Koçiun dhe me skuadrën e deputetëve të Tiranës, do organizohen për organizimin dhe forcimin e PS-së në çdo lagje apo njësi administrative të kryeqytetit.
Reagimi i Demos:
Faleminderit kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe anëtarëve të Asamblesë Kombëtare për besimin që na dhanë sot mua dhe Albana Koçiut për të drejtuar së bashku Partinë Socialiste në Bashkinë e Tiranës.
Mirënjohje për çdo socialist e socialiste për punën dhe përkushtimin e tyre ndër vite.
Së bashku me Albanën, me skuadrën e deputetëve të Bashkisë së Tiranës dhe me të gjitha strukturat tona, do të angazhohemi për organizimin dhe forcimin e Partisë Socialiste në çdo lagje, njësi administrative e fshat të Tiranës.
Një organizim që mbështetet te puna në ekip, përgjegjësia individuale, komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët dhe ndjekja konkrete e problemeve të tyre.
Qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të kërkojnë më shumë prej nesh: shërbime publike më të mira, shkolla të sigurta për fëmijët, institucione që përgjigjen dhe zgjidhje për shqetësimet e përditshme.
Për mua, këtu matet edhe puna politike: sa pranë njerëzve jemi, sa i njohim problemet e tyre dhe sa këmbëngulim për t’i zgjidhur.
Duhet të dëgjojmë edhe kur kritika është e fortë, të pranojmë atë që nuk funksionon dhe të punojmë për ta përmirësuar.
Së bashku me deputetët, drejtuesit e strukturave dhe çdo anëtar të Partisë Socialiste, do të ndërtojmë një mënyrë pune ku secili ka përgjegjësi të qarta, ku prania në terren është e përditshme dhe ku çdo shqetësim i qytetarëve ndiqet deri në zgjidhje.
Përgjegjësia jonë është ndaj të gjithë qytetarëve të Tiranës, pavarësisht bindjeve të tyre politike.
Besimin që morëm sot do ta kthejmë në organizim, punë konkrete dhe rezultate për Tiranën!
Lajmi kryesor:
Asambleja/ Rama shkarkon Veliajn si kreun e PS Tiranë, e bashkëdrejton Demo e Koçiu! Balla e Manastirliu ruajnë drejtimin politik të qarkut! Kërkon përjashtimin e Spiropalit nga partia: S’mund t’i gjuash me gurë shtëpisë (DEBATET)





