Aksident në Tiranë, humb jetën
një vajzë, 3 të plagosur rëndëFoto+video/aksidenti në Tiranë

TIRANE- Një vajzë ka humbur jetën, ndërsa 3 persona të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën nga një aksident në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në rrugën "Dritan Hoxha", në Laprakë.
 
Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete tip "Jeep" me drejtues Ervin Bixhi, 26 vjeç, dhe Gj. K., 42 vjeç, me detyrë oficer policie. 

Shqiptarja.com ka siguruar ekskluzivisht foto dhe video nga aksidenti i rëndë. 

Policia ka arrestuar drejtuesin 26 vjeçar të mjetit, i cili mësohet se ka qenë nën efektin e alkoolit ggjatë drejtimit të automjetit ku për pasojë ka shkaktuar edhe aksidentin me pasoja të rënda. 

Përplasja e dy mjeteve "Jeep" ka rezultuar fatale për 28 vjeçaren, Xhenis Trebeshina.

Vajza që humbi jetën po udhëtonte në "Jeep"-in e drejtuar nga Ervin Bixhi, sëbashku me një shoqen e saj F. F., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.    

Në spital është transportuar edhe drejtuesi i makinës tjetër që u përfshi në aksident, punonjësi i policisë i cili gjithashtu është jashtë rrezikut për jetën.
 
Nga të dhënat e para mësohet se të plagosurit u nxorën nga zjarrfikësja nga makina, pasi pësoi dëmtime të shumta nga përplasja e fortë.

aksident laprake
(Makina e aksidentuar ne Tiranë)

aksident laprake
(Policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje)

Njoftimi i policisë së Tiranës: 

Më datë 05.01.2017, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

- Ervin Bixhi, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, automjetin tip "Jeep", në rrugën "Dritan Hoxha", është përplasur me automjetin tip "Jeep", me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç, banues në Tiranë me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e kësaj përplasje, ka gjetur vdekjen shtetësja Xh. T., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe ka mbetur e plagosur dhe shtetësja F. F., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Të dyja shtetaset e lartë përmendur ndodheshin pasagjere në automjetin e shtetasit Ervin Bixhi. 

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të "Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugore dhe Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 i Kodit Pena


Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv

6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv