23-vjeçarja Xhesina Gega ka mbetur pa njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital pasi është përplasur nga një makinë në zonën e Kinostudios që drejtohej nga 19-vjeçari Jehon Breçani, i cili është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani.

E reja i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës, dhe aktualisht ndodhet në terapi intensive në gjendje kritike për jetën.

23-vjeçarja ka qenë duke ecur në trotuar kur 19-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës luksoze tip "Benz", që i jepte me shpejtësi dhe ka përplasur të renë, duke i këputur njërën këmbë dhe duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë. Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares është bërë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra.

Jehon Breçani ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur fillimisht me murin,  më pas me një pemë që e ka thyer dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar.

Shoferi i Benz-it, me targa AA 888 XX është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Burime nga policia bëjnë me dije se i riu i është nënshtuar testit të alkoolit, por nuk rezultoi të ishte nën efektin e pijeve alkoolike. Dyshohet se kur është aksidentuar ka qenë me shpejtësi të lartë. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, pas përplasjes nga makina, është rrëzuar edhe pema.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën  "Xhanfize Keko", ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

1623346629_1623346199aksident.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

1623352303_erzenjehonbrecani.jpg

Jehon dhe Erzen Brecani

1623355020_Sequence03.00003606.Still010.jpg

Pamje nga vendi i ngjarjes

Postimi në instagram Jehon Brecanit dhe makina luksoze

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:02
U përplas me makinë nga 19 vjeçari dhe iu këput këmba, kjo është 23 vjeçarja që ndodhet në gjendje të rëndë në spital

1623358958_1623355020Sequence03.00003606.Still010.jpg

Xhesina Gega 23-vjeçe është e reja që është aksidentuar rëndë nga 19-vjeçari Jehon Breçani. E reja ndodhet në spitalin e Traumës ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja e saj vijon të jetë e rënduar. Gjatë aksidentit ajo ka humbur edhe njërën këmbë.

Ora 20:57
I këputi këmbën me makinë të resë, 19 vjeçari Jehon Breçani është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani

19 vjeçari Jehon Breçani, i cili përplasi me makinë të renë në Tiranë është djali i Erzen Breçanit, ish-zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës.

Ora 20:20
U përplas nga 'Benzi', 23-vjeçarja humbet njërën këmbë, i nënshtrohet operacionit te Trauma

23 vjeçarja që është përplasur nga "Benzi" ndërsa ishte duke ecur në trotuar në Kinostudio, ka humbur njërën këmbë. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës ku i është nënshtruar një operacioni.

1623349285_tirane.jpg